Hamza takon pensionistët: Pensionet e moshës rriten për 70%, ato kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës.
Hamza u ka premtuar rritje të pensioneve të moshës për 70% dhe rritje të pensioneve kontributdhënëse të përshkallëzuara sipas viteve të punës.
Për pensionistët e Kosovës, Hamza ka premtuar edhe ndërtim të Qendrave për Kujdesin e të Moshuarve në çdo regjion të Kosovës dhe furnizim të rregullt me medikamente për të gjithë të moshuarit.
“Një jetë të tërë punuan për vendin, duke ua bërë rrugën më të lehtë gjeneratave të reja. Një jetë më të rehatshme do ua sigurojmë të gjithë pensionistëve në Kosovë.
Pensionet e moshës rriten për 70%.
Pensionet kontributdhënëse rriten të përshkallëzuara sipas viteve të punës.
Qendrat për Kujdesin e të Moshuarve ndërtohen në çdo regjion të Kosovës.
Furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me medikamente për të moshuarit.
Kosova mundet ma mirë për të gjithë ata që punuan për të!
#MaMirë”, ka shkruar Hamza.