Hamza sot mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, të enjten mban tubim me qytetarët e Komunës së Prizrenit.
Tubimi do të mbahet te Sheshi i dëshmorëve “Ismet Jashari” në ora 17:00.
Ndryshe, edhe pak ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve e cila është me 9 shkurt.