Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Hamza tutje ka thënë se do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat.
“Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta që mund të bëjmë për ata që dhanë gjithçka për ne. Për më tepër, do të ndaloj mohimin e të drejtës së veteranëve për t’u punësuar në sektorin privat dhe do të garantoj që familjet e dëshmorëve të ruajnë të drejtën për pensionin e moshës. Ma mirë për Kosovën, ma mirë për krejt qytetarët!” – ka thënë Hamza.