Hamza – qytetarëve vushtrrias: Qeverisjen dhe programin do ta bëj në bashkëpunim me qytetarët
Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e tij, por kësaj radhe me qytetarët e Vushtrrisë.
Ai ka thënë se nëse mungon puna ekipore, atëherë edhe sukseset do të mungojnë.
Sistemi arsimor, pensionet, digjitalizimi, kultura, drejtësia, prodhimtaria vendore dhe zhvillimi ekonomik, ka qenë disa prej sektorëve për të cilët Hamza ka marrë sugjerime konkrete në punëtorinë me qytetarët e Vushtrrisë.
“Unë edhe qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim. Është një përpjekje e përbashkët e jona për ta bërë Kosovën më të mirë!”, ka shkruar Hamza në postimin e tij, me videon e punëtorisë në Vushtrri.
Video këtu.