Hamza publikon fotografi me gruan e fëmijët: Familja jonë e madhe është Kosova

Hamza publikon fotografi me gruan e fëmijët: Familja jonë e madhe është Kosova

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një fotografi bashkë me anëtarët e familjes. Ai ka falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë, që e kanë kuptuar dhe mbështetur në secilin hap.

Hamza ka thënë se familja janë frymëzimi i tij dhe postimin e tij e ka përmbyllur duke thënë se Kosova është “familja jonë e madhe”.

Familja! I falënderoj shumë Remën, Tinën, Djellzën dhe Ensarin, që më kanë qëndruar pranë, më kanë kuptuar dhe më kanë mbështetur, në çdo hap. Janë frymëzimi dhe forca ime e përditshme.Familja jonë e madhe është Kosova! “, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në: