Hamza për qeverinë Kurti: Asnjë njohje, përkeqësim i raporteve me partnerët strategjikë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza ka folur për rezultatet e qeverisë Kurti në diplomaci.
Hamza në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se gjatë kësaj qeverie nuk ka pasur asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të Kosovës.
“Në qeverinë aktuale rezultatet mungojnë. Nuk kemi ndonjë rezultat domëthënës në investime kapitale… Nëse e shikojmë në aspektin e diplomacisë asnjë njohje, asnjë antarësim, për më tepër përkeqësim i raporteve me partnerët strategjikë. Na mundemi mi emertu si dojnë, ndash masa ndash sanksione, por ato janë sanksione. Jemi vendi I vetëm në Evropë që kem sanksione”, tha Hamza.