Hamza për punëtoritë nëpër Kosovë: Kudo që po shkoj, po marrë ide të jashtëzakonshme për programin tim

Hamza për punëtoritë nëpër Kosovë: Kudo që po shkoj, po marrë ide të jashtëzakonshme për programin tim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se mënyra më e mirë për të marrë ide të mira është të ketë shumë ide. Kësisoj, Hamza nga punëtoritë që po zhvillon u shpreh se ngado që po shkon po merr ide nga qytetarët për programin e tij.

“Është kënaqësi e veçantë, që të takoj dhe punoj me njerëz të mrekullueshëm gjithandej Kosovës”, shkruan Hamza.

Postimi i tij i plotë:

Dallime mund të kemi. Mund edhe të debatojmë me njëri-tjetrin për atë që besojmë se është më e rëndësishme. Por, mënyra më e mirë për të ardhur deri tek idetë e mira është të kemi shumë ide. Nga të gjithë qytetarët, kudo që po shkoj, po marr ide të jashtëzakonshme për programin tim.

Është kënaqësi e veçantë, që të takoj dhe punoj me njerëz të mrekullueshëm gjithandej Kosovës.

Shpërndaje në: