Hamza për Marrëveshjen e Ohrit: Kurti pranoi ofertën më të keqe

Hamza për Marrëveshjen e Ohrit: Kurti pranoi ofertën më të keqe

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se janë të paktën dy pika që janë shumë problematike për Kosovën dhe rrjedhimisht të papranueshme.

Ai ka theksuar se Kryeministri Kurti ka pranuar ofertën më të keqe, meqë marrëveshja përmban Rezolutën 1244 dhe Arbitrazhin.

“Janë të paktën dy pika në këtë marrëveshje që janë të papranueshme. Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi. Ne nuk guxojmë të pranojmë mekanizma paralel. Kosova ka institucionet e pavarura, e ka Gjykatën Kushtetuese”, ka shtuar ai në “Debat Plus”.

“Çka ke bo qe katër vjet”, Hamza: Qeveri pa rezultate, premtimet s’i ka përmbush

Shpërndaje në: