Hamza për Haxhi Thaçin: Ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë

Hamza për Haxhi Thaçin: Ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.

Bedri Hamza përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndarja e tij nga jeta, është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër.

“Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë. Në këto momente të dhimbshme, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi. Zoti e pastë mëshiruar Bacën Haxhi dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shpërndaje në: