Hamza pas votimit të KPK e KPM: Kjo qasje e Qeverisë e ka futur Kosovën nën sanksione
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka reaguar pasi Qeveria i miratoi projektligjet në kundërshtim me rekomandimet e BE.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sipas përvojës së tij, çdo ligj është miratuar vetëm kur është harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat demokratike.
Sipas tij, miratimi i këtyre dy ligjeve është absurditet, e madje, kjo qasje e ka vendosur Kosovën nën sanksione.
“Bazuar në përvojën time të gjatë, çdo ligj e kemi miratuar vetëm atëherë kur e kemi harmonizuar me standardet evropiane dhe praktikat më të mira demokratike. Prandaj është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare. Kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO”, tha ai.