Hamza njofton se 130 të rinj do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka njoftuar se 130 të rinj do ta kryejnë praktikën me pagesë publike në Komunën e Mitrovicës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova duhet të krijojë mundësi të reja të punësimit në mënyrë që me ndalu ikjen e të rinjve.
Njoftimi i plotë:
Kosova ka shumë të rinj të talentuar, që u mjafton shpeshherë vetëm një përkrahje institucionale që të ecin me hapa të shpejt në punë dhe karrierë. Në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës dhe misioni i UNICEF-it në Kosovë, nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës.
Tregu i punës në Kosovë është mjaft specifik dhe sidomos për të rinjtë, me zhvillimin e teknologjisë informative, po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet të krijojmë mundësi të reja që e frenojnë ikjen e të rinjve dhe t’iu ndihmojmë atyre të gjejnë perspektivë ekonomike në Kosovë, pranë familjeve të tyre!