Hamza në takimin me banorët e Reçakut: Programi im s’është thjesht një premtim
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar sot banorët e fshatit Reçak, afër datës përkujtimore të Masakrës së Reçakut.
Me banorët, Hamza foli për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe jo vetëm për drejtësinë e munguar.
Në një postim në Facebook, Hamza thotë se programi i tij nuk është thjesht një premtim për të nesërmen, por një kambanë që fton qytetarët të besojnë në mundësitë që vendi ynë ofron.
Postimi i plotë:
Erdha t’i takoj banorët e fshatit Reçak, afër datës përkujtimore të Masakrës së Reçakut.
15 janari i vitit 1999 ishte një thirrje zgjimi për ndërgjegjen botërore dhe mbetet një kujtesë e përhershme e nevojës për drejtësi. Sot është një thirrje për të mos harruar, por për të punuar shumë për një të ardhme më të mirë. Ne folëm edhe për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe jo vetëm për drejtësinë e munguar. Programi im nuk është thjesht një premtim për të nesërmen. Është një kambanë që fton çdo qytetar të besojë në forcën e tij, në mundësitë që vendi ynë ofron.
Është ftesë për t’u bashkuar që ta bëjmë Kosovën ma të mirë!