Hamza: Në qeverinë time, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind

Hamza: Në qeverinë time, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar fshatin Frashër në Mitrovicë, në të cilin tha se ka ndërtuar kompleks social me 40 shtëpi për familjet.

Hamza shtoi se “në qeverinë time, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind”

Postimi i plotë:

Një vizitë me miqtë nga “Qatar Charity” në fshatin Frashër, ku së bashku kemi ndërtuar kompleks social me 40 shtëpi për familjet mitrovicase, shkollë moderne, Qendër të Mjekësisë Familjare dhe objekte të tjera përcjellëse. Në qeverinë time, asistenca për familjet që janë pjesë e skemave sociale do të rritet për 50 për qind. Me program të veçantë, me trajnime dhe subvencione të punësimit, ne do t’i inkurajojmë dhe mbështetesim përfituesit e skemave sociale që të integrohen në tregun e punës.
#MaMirë për të gjithë!

Shpërndaje në: