Hamza në Prizren: Do të jem kryeministër i çdo qytetari
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur tubimin përmbyllës në Prizren.
Hamza tha se në Prizren gjetën mikpritje të ngrohtë, ku sipas tij, edhe pak ditë i ndajnë nga fitorja.
“Mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë. Besoni në këtë. Kontribuoni për këtë. Votoni për numrin 131”.
“Unë do të jem kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës”, tha Hamza.