Bedri Hamza: 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim

Bedri Hamza: 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte ka qenë në fshatin Gremë të Ferizajt.

Përmes një postimi në Facebook ai tha se janë bashkuar për të mirën e fëmijëve, grave, burrave, të rinjve e të moshuarve.

 

“Fshat pas fshati, arritëm në Gremë. Mbrëmje e mrekullueshme me banorët e këtij fshati të Ferizajt. Jemi bashkuar për të mirën e fëmijëve, grave dhe burrave, të rinjve dhe të moshuarve, për të mirën e çdo qytetari, sepse Kosova mundet ma mirë për të gjithë”.

“Kosova duhet të ecë përpara dhe e diela e 9 shkurtit është një shans që nuk guxojmë ta humbim”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Shpërndaje në: