Hamza në Gjilan prezanton planin për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik

Hamza në Gjilan prezanton planin për mbështetje të bizneseve dhe zhvillimin ekonomik

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka paraqitur një plan të ri për mbështetje të bizneset dhe punëtorët në Gjilan dhe gjithë Kosovën.

Ai ka propozuar grante investive deri në 30% të shumës totale të investimeve, liçensa tatimore më të favorshme dhe mbështetje për bizneset që investojnë mbi 500 mijë euro ose punësojnë mbi 50 punëtorë, duke i liruar ato nga tatimi në fitim për periudha të caktuara.

Po ashtu, ai ka theksuar zvogëlimin e barrës tatimore për të ardhurat personale dhe ka propozuar krijimin e Burse dhe Fondit të Punësimit për zhvillimin e ekonomisë.

“Kosova mundet ma mirë!” theksoi ai.

 

E plotë;

Në Gjilan dhe gjithandej Kosovës, unë do t’i mbështes bizneset dhe punëtorët, sepse ekonomia jonë varet nga suksesi i tyre.

✅Grante investive deri në 30% të shumës totale të investimit.
✅Pagesa e TVSH-së në brendi të Kosovës, jo më në kufi.
✅Bizneset me mbi 500 mijë euro investime të reja apo që punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen nga tatimi në fitim për periudha të caktuara kohore.
✅Nuk do të tatohen bizneset e vogla me qarkullim deri në 10 mijë euro.
✅Zvogëlohet barra tatimore në të ardhurat personale.
✅Zgjerohet Fondi i Garantimit të Kredive të Kosovës (FGKK).
✅Themelohet Bursa e Kosovës.
✅Fondi i Punësimit dhe Programi i Shkathtësive.
✅ Ndryshohet ligji aktual për tatimin në pronë, që të sigurohet barrë e përballueshme tatimore për familjet dhe bizneset.

Kosova mundet ma mirë! 🇽🇰

 

Shpërndaje në: