Hamza: Marrëveshja e Brukselit është e pamjaftueshme, drafti ka probleme

Hamza: Marrëveshja e Brukselit është e pamjaftueshme, drafti ka probleme

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se do të merret me dialogun me Serbinë, pasi kjo temë nuk mund të shmanget nga tavolina.

Ai ka thënë se në dialog ka pasur regres, duke thënë“Marrëveshja e Brukselit është e pamjaftueshme, drafti ka probleme” – Hamza për dialogun Kosovë-Serbis e marrëveshja e Brukselit nuk mjafton.

Madje, Hamza në “Pressing” të T7 ka thënë se edhe drafi ka probleme.

“Procesi i dialogut ka lëviz në regres. Si politikan kam qenë afër me informacion, edhe pjesë aktive sepse marrëveshjet e caktuara i kam negociou si ajo e doganave”.

“Ne e kemi thënë marrëveshja e Brukselit është e pamjaftueshme, drafti ka probleme, edhe më shumë se një, por po i përmendi 2. Rezoluta 1244 në një dokument që është dokument i  brendshëm të Kosovës, sepse statuti i Asociacionit është dokument i institucioneve të Kosovës. Rezoluta 1244 për më tepër as që i referohet vendimi të GjND është problem. Tema tjetër arbitrazhi, në një mënyrë ti po e pranon që institucionet e drejtësisë të Kosovës ose si kanë kapacitetet e mjaftueshme, ose nuk gjykojnë drejtë, ose ne nuk i njohm ato vendime”, ka thënë Hamza.

Shpërndaje në: