Hamza: Kosova mundet ma mirë, ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë

Hamza: Kosova mundet ma mirë, ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë

Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ekonomike, gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë.

Kështu ka deklaruar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza deri sa ka vizituar një biznes.

”Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ekonomike, gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë. Për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive si Vinex, ne do ta mbështesim modernizimin e teknologjisë së prodhimit. Edhe depërtimin e produkteve vendore në tregjet e jashtme do ta ndihmojmë, duke shfrytëzuar praninë diplomatike nëpër botë”, ka shkruar Hamza.

Kosova mundet ma mirë. Ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë, ka shtuar më tutje Hamza.

Shpërndaje në: