Hamza: Kosova e përkushtuar për rrugën e integrimeve euroatlantike
Bedri Hamza kandidat i PDK`së për kryeministër ka takuar përfaqësuesin e Zvicrës në Kosovë, ambasadorin Jürg Sprecher, ku kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Hamza në një shkrim në “Facebook” ka thënë se në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës.
“Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruai ai.