Hamza: I bindur që do të vazhdojë bashkëpunimi i Kosovës me administratën Trump

Hamza: I bindur që do të vazhdojë bashkëpunimi i Kosovës me administratën Trump

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka folur për fitoren e republikanit Donald Trump, i cili u shpall Presidenti i 47’të i ShBA’së.

Hamza ka thënë se është jetike për Kosovën që t’i kultivojë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë, Bedri Hamza thotë se raportet duhet të ngritën sa më lartë. Në këtë mënyrë, Hamza thotë se Kosova do të përfitojë në të gjitha aspektet, politikisht, ekonomikisht e në rrafshin diplomatik.

Hamza ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me administratën Trump, i cili në janar të vitit të ardhshëm zyrtarisht e merr mandatin.

“Për në në Kosovë është e rëndësishme që të vazhdojmë t’i kultivojmë raportet jashtëzakonshme të mira, korrekte, të afërta, edhe si miq edhe si partner me SHBA-të. Kjo është ka qenë, dhe do të jetë jetike për shtetin e Kosovës dhe qytetaret e saj”.

“Raportet duhet të kultivohen e të ngritën në nivele sa më të larta dhe prej kësaj miqësie dhe partneriteti strategjik të fitojë Kosova edhe në aspektin politik, ekonomik, edhe në aspektin diplomatik në favor të shtetit të Kosovës”.

“Jam i bindur që do të vazhdojë bashkëpunimi i Kosovës me administratën Trump”, ka thënë Hamza në Pressing të T7.

Shpërndaje në: