Hamza garanton se pensionet do ti rris 70 %: Nëse s’realizohet ky premtim, jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur edhe për rritjen e pensioneve për 70 për qind.
Ai ka thënë te pensionistët janë njerëzit më nevojë dhe nuk janë në gjendje me punua.
“Për fatin tonë ka ndodhur një prerje dhe ka ndodhur një ndryshim total i sistemit pensional të Kosovës. Te ne nuk është sistemi që paguan gjenerata për gjeneratë. Tek ne pensionet duhet me u rregulluar dhe me u bë një kod pensional. Ne kemi shume skena dhe laramani dhe shumë probleme qe duhen me u zgjidhë”, ka thënë Hamza.
Hamza ka kritikuar shefin ekzekutivit për rritjen e pensioneve në fund të mandatit.
“Mirë që janë rrit po pse në fund të mandatit, pse tre muajt e fundit dhe pse kaq pak pse veç 20 euro”, tha ai.
Hamza ka treguar se pensionet do të rriten për 70 për qind në të njëjtën kohë me rritjen e pagës.
“Prandaj ata kanë nevojë më së shumti dhe aty kam premtuar rritje të pensioneve për 70 për qind për shkak të bazës së ultë dhe kjo ka me ndodhë të njëjtën kohë me kur ka me ndodhe me rritjen e pagave”, tha ai.
Sërish Hamza është zotuar se nëse nuk rriten pensionet për 70 për qind do të jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit.