Hamza fton partitë e opozitës: Të bisedojmë për marrëveshje politike

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i gatshëm për t’u takuar me partitë opozitare.
Ai tha se ka hapësirë për t’u ulur në tavolinë për të biseduar, duke i bërë ftesë që sonte partive opozitare për takim.
“Ftesën që sonte jam i gatshëm me u ulë me partitë që kemi qenë në Opozitë që të bisedojmë për marrëveshje politike jo për procedura ligjore e kushtetuese se janë të qartë me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Sigurisht në kanal zyrtare do t’iu bëj ftesë me u ul dhe me bisedu që vendin me i dhënë institucione”, tha Hamza ne Rubikon.
LDK kërkoi postin e kryeministrit, Hamza i përgjigjet: Jemi të hapur me bisedu