Hamza: Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar bukurinë e jashtëzakonshme të peizazheve dhe mikpritjen e ngrohtë të rugovasve, duke e quajtur Rugovën më shumë se një destinacion, një përvojë unike për çdo vizitor.
Ai shtoi se fshatrat e Rugovës do të bëhen edhe më atraktive për turistët përmes investimeve të qeverisë së tij.
E plotë:
Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton.
Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët.