Hamza: Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur

Hamza: Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza  ka kujtuar policin Enver Zymberi, në 13 vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës.
Hamza tha se ai është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur.
Postimi i plotë:
Në këtë datë të historisë së re të Kosovës, në korrikun e vitin 2011, ra heroikisht Enver Zymeri gjatë aksionit të vendosjes së pikave kufitare dhe doganore në veriun e Republikës së Kosovës.
Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymerit dhe kolegëve të tij që gjithmonë treguan gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të rendit e ligjit.
Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur.

Shpërndaje në: