Hamza: 100 euro në muaj subvencionim për familjet që regjistrojnë fëmijët në çerdhe private
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se në rast se del fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të subvencionojë familjet me nga 100 euro në muaj për fëmijët që regjistrohen në çerdhe private.
Pos kësaj ai tha se do të ketë programe të veçanta të bullizmit dhe dhunës nëpër shkolla.
“Ne do të investojmë tek fëmijët dhe të rinjtë tanë, në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në shtetin tonë dhe të mos kenë nevojë ta kërkojnë atë jashtë kufjive”, ka thënë tutje Hamza.