Hamitit: Zgjedhjet e 9 shkurtit ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për ta zgjedhur një qeveri të përgjegjshme

Hamitit: Zgjedhjet e 9 shkurtit ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për ta zgjedhur një qeveri të përgjegjshme

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se zgjedhjet e 9 shkurtit janë një mundësi e shkëlqyeshme për të zgjedhur një qeveri të përgjegjshme.

Ai ka bërë me dije se vetëm me zgjedhje mund të bëhet refuzimi i keqqeverisjes në këto katër vite.

“Zgjedhjet më 9 shkurt 2025 e ofrojnë mundësinë e shkëlqyeshme për ta zgjedhur një qeveri të përgjegjshme. Një refuzim estetik i qeverisjes së keqe të këtyre 4 vjetëve”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.

Shpërndaje në: