Hamilton e pranon se do të jetë në telashe me Verstappen, nëse forma e Red Bull vazhdon

Hamilton e pranon se do të jetë në telashe me Verstappen, nëse forma e Red Bull vazhdon

Lewis Hamilton e gjen veten në telashe për herë të parë pas disa sezoneve në Formula 1, në konkurrencë me holandezin Max Verstappen.

Piloti i skuadrës së Mercedes në Formula 1 e pranon se do të ketë probleme për ta kapur rivalin e tij holandez në garën për kampionin, nëse skuadra e RedBull mbanë superioritetin në shpejtësi që kishte në Meksikë, edhe në garën e Brazilit.

“Ka akoma katër gara, ka… qartë 19 pikë janë shumë, dhe mendoj se ai ka pasur shumë fitore këtë vit”, ka thënë Hamilton, transmeton Periskopi.

“Mendoj sot me superioritetin e shpejtësisë, nëse e mbajnë edhe në garat tjera, do të jemi në telashe”, shtoi britaniku.

“Nuk e di nëse do ta mbajnë këtë, por do të shohim kur të jemi atje. Shpresoj të jemi më afër”, ishin fjalët e 44-shit të Mercedes.

Verstappen aktualisht prinë me 19 pikë më shumë në renditjen totale të kampionatit të Formula 1. /Periskopi/

Shpërndaje në: