Halucinacionet e medieve serbe: Emir Sahiti ka vendosur të luajë për Provincën serbe
Emir Sahiti është emri i fundit që iu bashkua Kombëtares së Kosovës në futboll, me Federatën e Futbollit të Kosovës që sot e zyrtarizoi si ardhjen më të re.
Pas këtij lajmi, media serbe “Telegraf” ka shkruar për futbollistin shqiptar, ku nuk munguan ofendimet.
“Një futbollist i lindur në Zemun ka vendosur të luajë për të ashtuquajturën Kosova”, shkroi “Telegraf”/
“Futbollisti i Hajdukut nga Spliti, Emir Sahiti, ka vendosur të largohet nga kombëtarja e Shqipërisë dhe të luajë për përzgjedhjen e të ashtuquajturës Kosova.
Sahiti, i cili ka luajtur për të gjitha kategoritë e reja të kombëtares shqiptare, tani do të luajë për skuadrën e provincës jugore të Serbisë, ku ka bërë hapat e parë në futboll”, shkruan me neveri e pa fije turpi ky medium.
“Djaloshi i lindur në Zemun, ka luajtur në kategoritë më të reja në Mitrovicë dhe Prishtinë, ndërsa në vitin 2015 ka lënë Kosovën dhe ka shkuar në Rabotniçki.
Pas kësaj, ai erdhi në Hajduk ku është i lidhur me kontratë, por kaloi shumë kohë në huazim në Shibenik”, përfundon media serbe.
Ndërkaq, Emir Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin qoftë në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dard.