Haliti: VV-ja karshi partive opozitare nuk janë kundërshtuese siç kanë qenë para zgjedhjeve

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nuk është sekret që partitë opozitare preferojnë të formojnë një qeveri të përbashkët.
Megjithatë ai ka thënë se personalisht nuk do të përkrahte një koalicion ku PDK nuk do ta kishte postin e kryeministrit.
“Jo, unë jam për atë nëse pranon PDK-ja atëherë le të hynë në LDK le ta bëjnë një marrëveshje për bashkim shkrirje dhe e bëjmë një parti të përbashkët, mendoj që nuk duhet me u diskutua kjo në bisedime”, ka Haliti në Tëvë1.
Ai ka vlerësuar se dhe Vetëvendosje ka zbutur gjuhën kundërshtuese ndaj partive opozitare që kishte para zgjedhjeve.
“Sinjalet komunikuese që bëhen veçanërisht nga Vetëvendosja nuk janë kundërshtuese siç kanë qenë para zgjedhjeve në raport me partitë opozitare, ka mbet kundërshtimi për Listën Serbe”, ka thënë Haliti./Periskopi/