Haliti: Të Vetëvendosjes dikur ishin pa kapuça e pa kravata, na gjuanin me vezë e me ujë
Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur sot gjatë seancës së jashtëzakonshme për publikimin e mesazheve midis kordinatores të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dejona Mihali dhe ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Tani ne kemi kalu faza të ndryshme në parlament dhe më kujtohet një fazë kur ne kryesishtë duheshim me i mbajtë maskat rezervë për tu mbrojtur nga një Grup Parlamentar që nuk ishte në gjendje të përballej me pozitën, për të mos e lejuar që të marrë vendime në kushtetuten dhe me ligje. Opozita e atëhershme ishte pa kapuqe dhe pa kravata, e tani i kanë vendos”, ka thënë Haliti.
“Ata na goditnin me vezë e ujë e gjithçka që mundem. Ne duheshim me ndërru vend derisa e vendosëm një flutur për të nxjerrë gazin lotësjellës. Tani, ne kemi një opozitë të arsyeshme, një opozitë që rrin në Kuvend qe po ofron gatishmëri me debatu, por këta arsyet nuk i dinë dhe sot po u përfaqësojkan me kapuqa këtu dhe nuk vijnë në sallë për me i kry detyrat e veta.”, tha Haliti.
“Sic duket deputetët e VV- së s’mund të flasin vetë pa qenë shefi i tyre. Tani, po flasim për disa skandale, por edhe nëse s’kanë ndodh pse nuk vijnë me u ballafaqu me thonë që s’kanë ndodh”, shtoi Haliti.