Haliti takohet me veteranët e UÇK-së: Bashkë, të fortë, të palëkundur, përpara drejt fitores

Haliti takohet me veteranët e UÇK-së: Bashkë, të fortë, të palëkundur, përpara drejt fitores

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhavit Haliti, ka takuar sonte veteranët e UÇK-së nga komuna e Kaçanikut.

“Sonte ishte një mbrëmje e veçantë dhe emocionuese, teksa u takuam me bashkëveprimtarët, ish- ushtarët e UÇK-së, burra dhe gra që me gjakun dhe sakrificën e tyre shkruan historinë e lirisë sonë.

Kujtuam ata që nuk janë më, dëshmorët që na lanë amanet lirinë dhe përgjegjësinë për ta ruajtur atë me nder dhe përkushtim.

Bashkë, të fortë, të palëkundur, përpara drejt fitores”, ka shkruar Haliti në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Xhavit Haliti mban numrin 14-të në listën e PDK-së.

Shpërndaje në: