Haliti për Dejona Mihalin: E papranueshme si një individ pa përgjegjësi institucionale të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit
Deputeti i PDK-së Xhavit Hliti ka reaguar pas publikimit të bisedave mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit për çështjen e rrymës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haliti ka thënë se “kjo është një shuplakë për qytetarër”, derisa e cilësoi si të papranueshme faktin se si një individ pa përgjegjësi institucionale të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit.
Postimi i plotë:
Po luhet me qytetarët e këtij vendi!
Biseda ndërmjet Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit është edhe një shuplakë për qytetarët. Siç është edhe një tjetër dëshmi se si për çështje të rëndësishme diskutohet fshehtas.
Është e papranueshme që një individ pa përgjegjësi institucionale apo një grup i vogël të ketë fuqinë për të vendosur për çështje jetike të vendit, përfshirë se kur duhet apo s’duhet të ndalet rryma.