Haliti: Nuk po më pëlqen 7 korriku për zgjedhje, datën e cakton Presidentja

Haliti: Nuk po më pëlqen 7 korriku për zgjedhje, datën e cakton Presidentja

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti deklaron se e pëlqen më shumë shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti ose dorëheqjen e tij.

“Këto dy të mramat ishin kanë me të lezetshme, por ai nuk jep dorëheqje sepse s’ka dhënë dorëheqje asnjë kryeministër dhe ai dëshiron shumë me shkuar në variantin e marrëveshjes politike. Me mirë kishte qenë me shkarkuar Kurtin” thotë ai.

Ai thotë se nuk e pëlqen datën 7 korrik si datë të zgjedhjeve edhe pse është propozuar nga partia e tij, PDK.

“7 korriku korrespondon me ditën e kryengritjes së Serbisë dhe nuk më pëlqen si datë dhe me 30 qershor varet si merren vesh partitë, nëse ka marrëveshje atëherë data caktohet nga Presidentja e vendit”, potencon ai.

Ai thotë se me qenë fer kryeministrit Kurti do të kërkonte mocion për shkarkimin e tij.

“Me qenë ai fer kishte me kërkuar mocioni mosbesimi për të dhe Qeverinë e tij për shkarkim, në qoftë se votëbesohet në Kuvend kjo është demokraci, nëse nuk do të ishte votuar në Kuvend, mandati i tij vazhdon” thotë ai për FrontOnline.

Ndërkaq, Haliti deklaron se pavarësisht kësaj, për të është në rregull kur do që caktohet data e zgjedhejve.

‘’Për mua kur do që merren vesh partitë, është në rregull’’, deklaron ai.

I pyetur se a do të jetë prap kandidat për deputet, Haliti shprehet se momentalisht nuk e di ende.

‘’Nuk e di, akoma nuk kam menduar nëse do të jem prap kandidat për deputet’’ përfundon Haliti.

Shpërndaje në: