Haliti: Kurti pas takimit me Krasniqin ka krijuar mjegullnajë, nuk është e sigurtë nëse do të shpërbëhet Kuvendi

Haliti: Kurti pas takimit me Krasniqin ka krijuar mjegullnajë, nuk është e sigurtë nëse do të shpërbëhet Kuvendi

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka ripërsëritur se kërkesat e PDK-së janë të qarta.Haliti në një prononcim për GazetaBlic thekson se zgjedhjet duhet të mbahen në fillim të korrikut, por sipas tij, nuk ka pajtueshmëri gjithpërfshirëse të spektrit politik.

“Kërkesat e PDK-së janë të qarta: Zgjedhjet të mbahen në fillim të korrikut, Kurti është deklaruar që VV është e gatshme, nëse opozita është gati, LDK dhe AAK, po kërkojnë dorëheqjen e Kurtit e pastaj shkojmë në zgjedhje. Grupet Parlamentare, Lista Srbska dhe Grupi Parlamentar i Komuniteteve tjera, s’kanë dhënë qendrimet e tyre publikisht. Pra, nuk ka një pajtueshmëri gjithpërfshirëse të spektrit politik”, tha Haliti.Sipas Halitit, deklaratat e Kurtit, e dhënë direkt pas takimit që pati me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka krijuar mjegullnaje dhe paqartësi.

“Deklarata e Kurtit i cili pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e GP, Abelard Tahiri, që për të shkuar në zgjedhje duhet pajtueshmëri e të gjitha partive opozitare, ka krijuar një mjegullnajë dhe paqartësi, lidhur me qëndrimin e Grupit Parlamenatar të VV”, tha Haliti.

Haliti tutje thekson se, çështja e votimit për shpërndarjen e Kuvendit nuk është e sigurt.

“Prandaj, edhe çështja e votimit në Kuvend, akoma s’është e sigurt. Normalisht, që Parlamenti shpërndahet me shumicën e votave të 120 deputetëve. Pra, me 61 vota. Janë apo s’janë për, e ka me të vërtetë Albini me çu vendin në zgjedhje të parakohëshme, varet prej tij”, tha Haliti.

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK-ja tregon procedurat që duhen ndjekur

 

Shpërndaje në: