Haliti: Kosova në raport me ShBA-në ta promovojë veten si faktor stabiliteti
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se Kosova duhet të prezantohet si faktor stabiliteti në raport me Amerikën.
Kështu tha ai në Debat Plus:
“Kosova nuk është në agjendën e Amerikës, në kuptimin e asaj si ka qenë dikur.
Na të gjithë kemi fillu si adoleshentë politikë. Askush nuk kemi ardhë këtu duke trashëguar mentalitetin e ndonjë diplomati të madh. Kemi ardhë dikush nga lufta, dikush nga shpia, dikush ashtu dikush kështu.
Por dua të them se ne vazhdimisht flasim, thu se jemi tuj u gjuajtë me topa me Serbinë. Problemi është se Serbia ka avancu shumë marrëdhëniet me Evropën dhe SHBA-në.
Kosova në raport me Amerikën duhet të fillojë ta promovojë veten si faktor stabiliteti në Ballkan.
Në vitet e fundit, na kanë vlerësu si faktorë destabiliteti në Ballkan”, tha Haliti.