Haliti jep dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel lidhur me vrasjen e veprimtarit Enver Hadri

Haliti jep dëshmi në Gjykatën e Apelit në Bruksel lidhur me vrasjen e veprimtarit Enver Hadri

Xhavit Haliti ka dëshmuar sot në Gjykatën e Apelit në Bruksel lidhur me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

Haliti ka shkruar në Facebook se beson se Bozhidar Spasiqit, Vesel Vukotiqit dhe Andrija Drashkoviqit do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm.

“Bazuar në pyetjet dhe dëshminë e dhënë, besoj se Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq do të rimarrin dënimin me burgim të përjetshëm. Dyshohet se të njëjtit urdhërdhënës që qëndrojnë pas vrasjes së Enver Hadrit, ishin të përfshirë edhe në atentatin e UDB-së ndaj meje në Zvicër në vitin 1990”, ka shkruar Haliti.

Hadri u vra me plumb në kokë më 25 shkurt të vitit 1990 në Saint-Gilles të Belgjikës teksa ishte duke pritur në semafor me veturë. Ai kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Evropian.

Më 11 janar ka nisur rishqyrtimi i rastit ndaj  Bozhidar Spasiq, Vesel Vukotivq dhe Andrija Drashkoviq, të cilët në vitin 2016 ishin dënuar, në mungesë, me burgim të përjetshëm.

 

Shpërndaje në: