Haliti: Dejona Mihali i ka bërë shkeljet me lejen e Albin Kurtit

Haliti: Dejona Mihali i ka bërë shkeljet me lejen e Albin Kurtit

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur në Reel Talk me Maxhunin në lidhje me ndikimin në Qeveri të  koordinatores për komunitete në VV, Dejona Mihalit, raporton Periskopi.

Haliti tha se Mihali i ka bërë shkeljet me lejen e kryetari të VV-së dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Deputeti i PDK-së shtoi se fushata po bëhet ndaj Mihalit derisa sipas tij, gishti do të duhej të drejtohej drejt Kurtit.

“Nuk e di cfarë detyre ka Dejona Mihali. Me sa e di ka qenë anëtare aktiviste e VV-së në Shqipëri. Pastaj ka marrë pjesë në protestat kudnër qeverisë. Një periudhë asaj i është ndalu me hy në Kosovë, kush e ka marr vendimin nuk më kujtohet. Nuk e di saktë me cka merret dhe kush ëhstë ajo. Ajo cka më bën përshtypje është se fushata bëhet kundër personit dhe nuk fajësohet shefi i saj (Albin Kurti). Nëse ajo ka bërë shkelje, e ka bërë me lejen e Albin Kurtit.

Kam pyt dhe kam qenë i interesuar me ditë për shkak të propagandës se a është dicka e dyshimtë prej saj. Me pa në përgjithësi, këtu dhe në Ballkan pothuajse të gjithë kanë këshilltar të jashtëm.

Osht njëfarë aftësie me pas nën kontroll partinë e qeverinë. Nëse ajo e ka keqpërdorë shefin, atëherë duhet të jap përgjegjësi për këtë.

Përgjimet po diskutohet nëse janë apo jo të vërteta prandaj duhet me ardh në Kuvend kryeministri dhe ministrat. Nuk e di a e kanë marrë në pyetje këtë zonjën në ndonjë komision.

Është mirë që dyshimet me i cu në Prokurori dhe e dyta mekanizmi i vetëm në kuvend i deputetëve është me kriju Komision Hetimor për cështje të caktuara. Nëse ka dicka konkrete edhe individi mund ta coj dosjen në Prokurori sepse ky është mekanizmi. Ne nuk kemi fuqi tjetër përvec shtyllës kryesore sic është Prokuroria”, tha Haliti.

🔴LIVE | Intervistë me deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti

Shpërndaje në: