Halimi ndëshkohet me të kuq në debutim, Llapi dyfishon epërsinë nga penalltia

Halimi ndëshkohet me të kuq në debutim, Llapi dyfishon epërsinë nga penalltia

Prishtina e ka lëshuar nga duart trofeun e Superkupës së Kosovës.

Skuadra e Prishtinës, ndonëse kishte epërsinë në ndeshjen ndaj Llapit, lëshoi gjithçka nga duart dhe tashmë është në disavantazh prej dy golave në ndeshjen ndaj Llapit.

Në minutën e 108’ të ndeshjes, Betim Halimi, portieri i Prishtinës, shkaktoi një penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Këtë penallti në gol e konvertoi Alidemaj, që regjistroi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje. Në portë për Prishtinën ka kaluar Haxho, duke zëvendësuar Vangjelin. Shikoni golin më poshtë. /Periskopi/

Shpërndaje në: