Hakohet Uber, vidhen të dhënat e 57 milionë përdoruesve

Uber pranoi se ishte sulmuar nga hakerët, gjatë të cilit u vodhën të dhënat e 57 milionë përdoruesve.
Në fund të 2016, Uber ka përjetuar një sulm nga hakerët, gjatë të cilit janë vjedhur të dhënat personale, si numra telefoni, e-mail, të 57 milionë personave, njoftoi kompania, transmeton KosovaPress.
Uber ka rrënuar gjithë historinë duke paguar 75,000 dollarë për hakerët, për të fshirë informacionin. Tani për tani, nuk është raportuar se të dhënat e dikujt janë abuzuar.