Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Rashiq: Konsideroni çdo postim të radhës nga ai profil si të rremë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka njoftuar se faqja zyrtare e Ministrisë në Facebook është hakuar.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ndjekësve që të mos besojnë asnjë postim të radhës nga ai profil, pasi nuk është më nën kontrollin zyrtar të institucionit.
“Ju lutemi të konsideroni çdo postim të radhës nga ai profil si të rremë”, ka bërë të ditur ministri Rashiq të martën vonë në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Institucionet përkatëse janë duke punuar për të rikthyer faqen dhe për të zgjidhur situatën sa më shpejt të jetë e mundur.