Hakmarrje për boksierin shqiptar? Detajet nga plagosja e vëllait dhe babait të autorit të akuzuar

Forca të shumta policie kanë blinduar qytetin gjerman Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babait dhe vëllait të autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani.
Sipas mediave atje, ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit.
Një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
I kërkuari i dytë mund të jetë fshehur në një pallat ngjitur me gjykatën, raporton Bild.
Gjyqi i boksierit profesionist të vrarë rreth një vit më parë, 38 vjeçari Besar Nimani, filloi rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Vrasësi i dyshuar Hüseyin Akkurt, 38-vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, doli para gjykatës, ndërsa një tjetër i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, ndodhet ende në arrati.
Në orën 13:30, pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan të shtëna me armë, rreth 150 metra nga dalja e gjykatës.
Mësohet se ka pasur disa të shtëna, të parat janë qëlluar përballë gjykatës dhe kanë goditur në këmbë vëllain e të pandehurit.
Siç raportohet, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u fut në një makinë me ngjyrë të zezë dhe vijoi të qëllojë nga brenda mjetit. Babai i të pandehur thuhet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Hüseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Dawoud Kirit (33 vjeç) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin Bielefeld ( North Rhine-Westphalia ).
Kur ish-kampioni donte të shkonte në një kafene, të dy thuhet se kishin qëlluar të paktën 16 të herë në drejtim të shqiptarit.