Hakimi debuton në Ligue 1 me një supergol ndaj Troyes

Hakimi debuton në Ligue 1 me një supergol ndaj Troyes

Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi, ka nisur për mrekulli aventurën e tij në Ligue 1.

Hakimi i është bashkuar skuadrës së Paris Saint Germain gjatë kësaj vere, ndërsa sonte luan ndeshjen e tij të parë në kampionatin francez.

Në ndeshjen kundër Troyes, Hakimi ka nisur ndeshjen nga minuta e parë. Besimin e trajnerit ai e ka justifikuar duke shënuar një gol qysh në minutën e 18’ të ndeshjes.

Pasi pranoi një top në zonën e 16 metërshit, Hakimi lëshoi një goditje të fortë dhe precize me të djathtën, duke mos i dhënë mundësi portierit.

Më poshtë Periskopi ua përcjell golin e bukur të Hakimit. /Periskopi/

Shpërndaje në: