Haki Abazi zbulon se Kurti ka kopjuar llogon e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga restoranti i dostit të tij Ridvan Muharremi

Haki Abazi zbulon se Kurti ka kopjuar llogon e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga restoranti i dostit të tij Ridvan Muharremi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-deputeti i VV’së, Haki Abazi, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se e ka kopjuar llogon zyrtare e cila do të përdoret si simbol për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, shkruan Periskopi.

Sipas tij, kjo llogo është marrë nga muri i një prej restoranteve të kryeqytetit, “Bukë e Zemër”,  i cili është në pronësi të dostit të kryeministrit Kurti, Ridvan Muharremi.

“A thua kush është kopjuesi dhe pse pikërisht kjo… Kryeministri nuk ka lejuar që të formohet komisioni parlamentar hetimor për rastin e rezervave shtetërore”, ka shkruar Abazi./Periskopi

Muharremi u arrestua vitin e kaluar pas dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetëtore.

Shpërndaje në: