Haki Abazi “i hap të pamet nesër në Kuvend, shpall vdekjen e Qeverisë Kurti”

Haki Abazi “i hap të pamet nesër në Kuvend, shpall vdekjen e Qeverisë Kurti”

Deputeti Haki Abazi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka ftuar të gjithë ata të cilët ndjehen të tradhtuar nga Qeveria të shkojnë nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti Abazi “ka hapur të pamet për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”.

“Të nderuara media dhe qytetarë, policë, mjekë, arsimtarë, prindër dhe të gjithë njerëzit e Kosovës që kanë pritur transformimin e madh të ndryshimeve politike dhe janë tradhëtuar dhe mashtruar nga loja e ndytë e Kurtit dhe poltronëve të tij. Nesër në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës hapim të pame për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Si shtëpi e qytetarëve dhe shtëpi e juaj dhe e demokracisë, ju ftoj që kurdo që keni kohë të vizitoni Kuvendin e Kosovës nga ana e hyrjes së Deputetevë përballë zyrës së Bashkimit Evropian. Aty në ora 10:00 do të bëhet shpallja publike e vdekjes së Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës! Kushdo që ndjehet i/e tradhëtuar nga kjo qeveri dhe nga përbërja e këtij Kuvendi, hajdeni nesër në ora 10:00 të mengjesit”

Tutje Abazi thotë se nuk duhet lejuar që një neri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike.

“Nuk duhet lejuar që një njeri të shantazhojë demokracinë dhe partneritetin strategjik me botën demokratike.
Policët pa sigurime , sindikatat e përjashtuara nga proceset, aktivist të LVV të tradhëtuar, gazetarë të fyer e te anatemuar, nëna e baballarë të vetmuar, veteranë të sharë e të ofenduar, deputetë të nënshtruar, rini e manipuluar, biznese të goditura, të gjithë duhet të tregoni që nuk nënshtroheni para një njeriu se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, shkroi Abazi. /Periskopi/

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare

Shpërndaje në: