Hakeri britanik thyen kodet e NASA-s, zbulon të vërtetën mbi UFO-t
Ky ekspert i IT-së, i cili ia doli që t’i thyente barrierat e sigurisë së NASA-s dhe ushtrisë amerikane, thotë se ka zbuluar dokumentin me titull “Zyrtarët alienë.
Dokumenti është shkruar në Excel dhe aty jepen emrat dhe gradat e disa personave të panjohur. McKinnon thotë se, në një tabelë gjendeshin të dhënat me emrin “transmetimi material midis anijeve”.
Ai thotë se kjo është dëshmi e ekzistimit të një programi sekret hapësinor amerikan. McKinnon u burgos për shkak të aktiviteteve të tij dhe SHBA-ja kërkoi dorëzimin e tij, për ta vënë para gjyqit në lidhje me qasjen jo të lejuar ndaj të dhënave. Por, autoritetet britanike nuk e dorëzuan atë në SHBA.