Hakerët mund të ndërhyjnë edhe në kamerat digjitale
Në konferencën për siguri kibernetike DEF CON, është bërë e ditur se hakerët mund të ndërhyjnë edhe në kamerat digjitale, derisa është demonstruar se sa lehtë mund të zhvillohet, transmeton Telegrafi.
Eyal Itkin ka treguar para të pranishmëve, duke shfrytëzuar një Canon EOS 80D, se kur të jetë ndërhyrë në sistemin e brendshëm të kamerës, mund të përshëndeteni njëherë e përgjithmonë me fotografitë që ishin në të.
“Kamerën që e kam në duar, është vetëm një shembull, se si mund të kryhet ndërhyrja. Secila kamerë mund të hakohet, derisa shumë pak shfrytëzues janë të interesuar ta mbrojnë” ka thënë Itkin.
Për ta mbrojtur sistemin e brendshëm të kamerës, duhet të paguhet sistemi i mbrojtjes që e ofron kompania që e ka prodhuar atë, duke pamundësuar hakimin.
Sikur kjo të mos ndodhë, hakerët shfrytëzojnë sistemin e internetit dhe enkriptojnë përmbajtjen e materialeve. Andaj, nëse mos klikoni në ndonjë hapësirë të hijezuar, si dhe refuzoni çdo kërkesë për pranim procesi.
Që të mos ndodhë ndonjë prej këtyre ndërhyrjeve në kamerë, ndaloni internetin dhe sistemin Bluetooth, kur nuk është duke iu nevojitur.