“Hajt se e zgjidhim në Kuvend”, Kica-Xhelili tregon se si Kurti e Haxhiu kanë neglizhuar projektligjin për Byronë Shtetërore

“Hajt se e zgjidhim në Kuvend”, Kica-Xhelili tregon se si Kurti e Haxhiu kanë neglizhuar projektligjin për Byronë Shtetërore

Doarsa Kica Xhelili ka folur për herë të parë si deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo ka treguar “disa nga arsyet” që e shtyen atë të largohej nga partia në pushtet.

Kica-Xhelili ka folur për reformat në drejtësi ku ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me neglizhimin e kësaj çështje.

Ajo tutje ka treguar se si ka folur direkt me kryeministrin dhe ministren për këtë çështje por të njëjtit nuk kanë pasur përgjigje konkrete për Kicën-Xhelilin.

“Reformat në drejtësi nuk janë çështje që ne duhet të hamendësohemi “hajt ta shohim si do të funksionoje”. Ose duhet të jemi 100% të sigurt që do të funksionojë sepse sistemi i drejtësisë është ashtu kështu fragjil, ose duhet ta lëmë plotësisht. Nuk është diçka të cilës mund t’i qasemi në një frymë eksperimentale”.

E pyetur se përse po insistohet të shkohet në formën sic po vazhdohet, pavarësisht rekomandimi nga Komisioni i Venecias, ajo thotë se për këtë duhet pyetur Ministrinë e Drejtësisë.

“Kjo është pyetje që duhet bërë Ministrisë së Drejtësisë, dhe mendoj që do jenë personat kompetentë që të japin arsyen pse po insistohet sepse të them të drejtën unë nuk e kuptoj përse… Sikurse që është Byroja për mua shumë problematike. Për dy arsye sidomos. Për korrektësi, kam pasur kontakte edhe me ministren për Drejtësi edhe me Kryeministrin në lidhje me qëndrimet e mija për Byronë. E kam shpërfaqur pakënaqësin time në lidhje me si po shtyhet ky projektligj, por do t’i cekë vetëm dy elemente.
Fillimisht, Byroja përcakton që të gjithë nëpunësit publik në Kosovë do t’i nënshtrohen Byrosë. Nënkupton që sot i kemi rreth 80 mijë nëpunës publik dhe nga viti 2008 kanë hyrë më tepër. Një nga pyetjet që unë i kam parashtruar është se çfarë bëjmë ne me të hyrat që nga vijnë nga mërgata, jo vec që nuk janë të pakta por për shkak të realitetit tonë kosovar nuk vijnë të gjitha nga punët të cilat janë deklaruar në vendin prej ku vijnë. Pra, në kuptim të Projektligjit këto nuk janë të hyra legjitime”.

“Unë kam parashtruar pyetjen numër një: N.q.s një zyrtare në Decan ia ka blerë halla/daja një banesë, e cila absolutisht do ta kalojë vlerën e mbi 25 mijë eurove, por që duke e ditur këtë që ka ardhë me të hyra të cilat kanë qenë “në të zezën” sic themi ne. Cka ndodh me atë rast..? Ndodhin dy çështje; E para, ne duhet patjetër të kemi bashkëpunim juridik me shtete ndërkombëtar dhe t’i themi se sa janë të hyrat për atë person që ka dërguar kaq para. Nëse ai të thotë që ka këto të hyra, i bije që me këto të hyra nuk mund të dërgoj aq para, dhe e dimë që ato janë mbledhur nga “punët e zeza” të padeklaruara”.

“Për mua ka qenë shumë cështje esenciale sepse ne nuk jemi në gjendje të krijojmë mekanizma që do ta mbrojnë këtë fenomen, nuk e di se si është më i madh të themi rëndësia sesa dëmi.
Arsyetimi i vetëm që thanë kryeministri dhe ministrja ishte që do t’i bëjnë ndryshimet në Kuvend. Përndryshe, nuk kanë një të tillë”, përfundoi Doarsa Kica-Xhelili. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: