Hajrizi pasi u shpall MVP: Çmimi është shumë i ëmbël,
Drilon Hajrizi u shpreh shumë i lumtur me triumfin në finalen e Kupës së Kosovës në Basketboll.
KB Trepça mposhti ekipin e KB Prishtinës me rezultatin 77-64, duke ruajtur kështu titullin kampion.
MVP i kësaj finale u shpall, Drilon Hajrizi, i cili ishte realizatori më i mirë tek klubi mitrovicas dhe nuk u ndal në asnjë moment.
“Po ndihem shumë mirë, çmimi ka qenë shumë i ëmbël. Tifozët nuk na kanë lënë në asnjë moment të ulim tempon e lojës, na kanë jep energji shtesë. Me punën që po e bëjmë, do të vazhdojmë kështu”, tha Drilon Hajrizi për ‘Art Sport1’.