“Hajnat në burg, e jo hajnat në zgjedhje”- Selmanaj kritika për listën e VV-së

“Hajnat në burg, e jo hajnat në zgjedhje”- Selmanaj kritika për listën e VV-së

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka kritikuar listën dorëzuar të VV-së për deputetë, shkruan Periskopi.

Selmanaj tha se në listën e VV-së ka kandidatë të dënuar për vepra penale, duke e rikujtuar edhe slloganin e partisë në pushtet “Hajnat në burg”

“Sapo erdhën në pushtet e harruan, madje gjatë gjithë mandatit 4 vjeçarë punuan kundër këtij sllogani”, shkroi Selmanaj mes tjerash

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje, në listën e dorëzuar për deputet ka kandidatë të dënuar për vepra penale, të akuzuar për vepra penale korruptive dhe persona që janë duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit.

A ju kujtohet sllogani i tyre “Hajnat në burg”?!

Sapo erdhën në pushtet e harruan, madje gjatë gjithë mandatit 4 vjeçarë punuan kundër këtij sllogani.

Edhe para 4 vjetësh edhe sot ju them: Po po “HAJNAT NË BURG, E JO HAJNAT NË ZGJEDHJE”.

Shpërndaje në: