Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren, vjedhin ari, para dhe një pistoletë

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren, vjedhin ari, para dhe një pistoletë

Një person në Prizren ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur ari, para dhe një pistoletë dhe 17 copë fishekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se për këtë rast është njoftuar edhe prokurori, raporton Periskopi.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një sasi stoli ari,  para të gatshme dhe një  pistoletë me dy karikatorë dhe 17 copë fishekë për të cilën viktima posedon leje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport./ Periskopi/

 

Shpërndaje në: